Galica: Sot janë fyer të gjithë invalidët e luftës
BKT
Lajme

Galica: Sot janë fyer të gjithë invalidët e luftës

Në mesin e reagimeve të shumta kundër sulmit të policisë ndaj ish kryetarit të OVL UÇK-së, Faik Fazliut është edhe reagimi i gazetarit dhe redaktorit, Besart Galica.

Ai ka thënë se me sulmin ndaj Faikut janë fyer të gjithë invalidët e luftës nga një institucion ku do të duhej të ndiheshin të sigurtë e të mbrojtur nga ta.

Postimi i plotë i gazetarit Besart Galica në fcb:

“Sot nuk është dhunuar veç invalidi i luftës, ushtari i devotshëm i UÇK-së, Faik Fazliu. Sot, janë fyer të gjithë invalidët e luftës, nga një institucion ku do të duhej të ndiheshim të sigurtë e të mbrojtur nga ta. Faikut, përveç protezës që ia keni thyer dhe lënduar kurrizin, uroj të mos ia keni thyer krenarinë, lavdinë që e dha për këtë vend! Nga video e publikuar, Faiku nuk ushtroi dhunë, kanosje ndaj policëve ishte e kundërta! Faik, fali se nuk dijnë!”


MË SHUME NGA Lajme