09:40 / 07.06.2021
Të ndalet ndërtimi i ujësjellësit mbi kanion
Vijojnë protestat e banorëve të fshatit Lumas në Kuçovë për projektin e Bashkisë për ndërtimin e një ujësjellësi.
Banorët e fshatit Lumas kanë hedhur në gjyq Bashkinë e Kuçovës për të ndaluar projektin për shfrytëzimin e burimit ët Sinecit.
“Ora News”, mëson se plot 123 banorë të fshatit Lumas, kanë firmosur një padi-civile, duke kërkuar nga gjykata Administrative në Vlorë, që të deklarojë pavlefshmërinë absolute të vendimit për lejimin e ndërtimeve të ujësjellësit, në kanionin e Lumit Sinec në Kuçovë.
Veç kësaj padie civile, mësohet se 123 banorët e fshatit Lumas, kanë paraqitur në prokurorinë e Posaçme SPAK dhe një kallëzim penal për “Shpërdorim detyre”, kundër kryetarit të bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari.























