09:54 / 07.06.2021
Perisic mund të largohet nga Interi
Mesfushori, Ivan Perisic mund të largohet nga klubi italian Inter.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, Perisic mund të largohet nga ‘Nerazzurët” këtë verë, transmeton lajmi.net.
Paga e lartë e kroatit prej 5 milionë euro, ka bërë drejtuesit e Interit të mendojnë largimin e tij.
Interesim per 32- vjeçarin, kanë shprehur disa skuadra nga Bundesliga.























