Fatos Malaj shpjegon pse kufiri grek vijon të jetë i mbyllur për shqiptarët
Greqia është një nga destinacionet kryesore për shqiptarët, por shteti fqinj ka shtyrë deri më 15 qershor mbylljen e kufijve për Shqipërinë.
Fatos Malaj, specialist për çështjet e emigracionit në Greqi tha për Euronews Albania se shtyrja sërish e hapjes së kufirit grek i lë shqiptarët të fundit nga shtetasit e tjerë të Ballkanit Perëndimor lidhur me të drejtën për të hyrë në Greqi, por kjo sipas tij nuk duhet parë politikisht.
Sipas z. Malaj, arsyet që i shtynë ekspertët e shëndetit në Greqi të vendosnin këto kufizime vetëm për shtetasit shqiptarë lidhet me mundësinë e dyndjes së një numri të madh shtetasit shqiptarë, të afërm të emigrantëve që jetojnë kryesisht në Athinë.
“Dëgjohen shumë zëra për arsye politike, por unë e shoh për arsyen se shtetasit e vendeve të tjera të rajonit e vizitojnë Greqinë kryesisht për turizëm. Sa i përket Shqipërisë, ekspertët e mjekësisë e panë në një këndvështrim tjerë se duke hapur kufirin me Shqipërinë do të kishte dyndje të familjarëve të emigrantëve”, shpjegoi ai.























