10:06 / 07.06.2021
Kurti merr pjesë në takimin e Grupit Punues të Institutit për krime
Sot do të mbahet takimi i parë i Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ky grup punues do të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës ndërsa pjesëmarrës do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Takimi nis në orën 11:30 në objektin e Qeverisë së Kosovës.























