Nis operacioni për shembjen e ndërtesave pa leje në Ksamil
BKT
Shqipëri

Nis operacioni për shembjen e ndërtesave pa leje në Ksamil

Ka nisur ditën e sotme operacioni i Inspektoriatit Kombëtar të Territorit për të shembur ndërtimet pa leje në zonat bregdetare.

Aksioni do të nisë nga Ksamili, ku janë parashikuar që të prishen 30 ndërtesa pa leje.

Këto objekte që do të shemben janë 1 deri në 5 kate.

Pas Ksamilit, operacioni do të vijojë edhe në Velipojë, ku do të shemben rreth 15 objekte.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare u paralajmëruar javën e kaluar nga Kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi publikisht se pronarët e ndërtesave pa leje t’i shembnin vetë objektet përpara se të niste aksioni. /tvklan.al


MË SHUME NGA Shqipëri