Kombëtarja shqiptare përgatitet për Çekinë
Miqësorja do të luhet të martën në Pragë.
Kombëtarja ka një kohë të shkurtër në dispozicion për të zhvilluar ndeshjen tjetër miqësore të qershorit, atë ndaj Çekisë nesër në Pragë. Seanca e zhvilluar të dielën nuk pati ngarkesë të madhe fizike, pasi kuqezinjtë ishin të lodhur nga takimi me Uellsin.
Grupi i nda në dy pjesë ku më shumë ushtrime iu caktuan lojtarëve, të cilët qëndruan në stol në sfidën e së shtunës që u mbyll pa gola, por pati intensitet. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Sot ekipi do të ketë seancën e fundit.
Pas përballjes me Uellsin trajneri Edy Reja tha se do të ketë ndryshime në formacion, pasi synon të aktivizojë të gjithë lojtarët e grumbulluar qoftë edhe për pak minuta.
Miqësorja me Çekinë është programuar të nisë të martën në orën 20:15 në Pragë./Tv Klan























