Megzon Visoka trajner i ri i Ferizajit
BKT
Sport

Megzon Visoka trajner i ri i Ferizajit

Megzon Visoka pritet të jetë trajner i ri i Ferizajit. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar për marrëveshjen.

Sipas, klubi trajneri i ri ka përvojë me disa skuadra. 

Njoftimi i plotë:

Megzon Visoka, trajner i ri i skuadrës tonë!

Sot bordi i klubit ka vendosur që punën e trajnerit t'ia besoj trajnerit të mirënjohur vendor, Megzon Visoka.

Visoka u prezantua sot, në prani të kryetarit të klubit, Lulzim Abazi dhe drejtorit Agron Selmani.

Visoka në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave.

Ai eshte i licencuar me disa licenca nga;

Licenca C -Federata Gjermane e futbollit dhe FFK-s

UEFA B - Shqipëri

UEFA A - Shqipëri

UEFA PRO - Shqipëri

I diplomuar ne fakultetin ekonomik, menagjim dhe ndërrmarrësi.

Karriere e tij si trajner e kaloi në shumë klube si;

Vitin 2012-2014, asistent i trajnerit Sami Sermaxhaj.

Vitin 2015-16, asistent i Bylbyl Sokolit.

Vitin 2016-18, kryetrajner i KF Flamurtarit u19.

Vitin 2018, kryetrajner i KF Llapit u19.

Vitin 2018-19, kryetrajner i KF Ulpianës.

Vitin 2020-21, Kryetrajner i KF A&N

Gjithashtu ishte edhe asistent i trajnerit, Kushtrim Munishit në kombëtaren e Kosovës u19, në konkurencën e femrave.

Trajnerit, Visoka i dëshirojmë shumë suksese me klubin tonë.

Na priftë e mbara