08:20 / 08.06.2021
Në Shqipëri moti me reshje edhe këtë të martë
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita do të vijojë me motin kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët.
Por nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e rrebesheve.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë./vp























