08:52 / 08.06.2021
Rama: Mbi 88 mijë familje përfituan bonusin e fëmijëve të porsalindur
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë mëngjes fokusin e ka pasur te lindshmëria përgjatë muajve të parë të vitit 2021.
Kreu i Qeverisë shqiptare përmes një shkrimi në Facebook shkruan se, vetëm pesë muajt e parë të vitit kanë lindur 15,837 fëmijë, të cilët kanë përfituar e fëmijëve të porsalindur.
Ndër të tjera ai i rikthehet dhe ripërsërit faktin në lidhje me bonusin që marrin prindërit pas lindjes që nis me 40 mijë lekë ose 325 euro për fëmijën e parë, dyfishohet te i dyti dhe tek i treti familja merr 120 mijë lekë ose 975 euro.
“Deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, shkruan Rama.























