15:10 / 08.06.2021
Rama takon Orban: Hungaria, historikisht një mbështetëse e palëkundur!
Kryeministri shqiptar, Edi Rama është takuar me homologun e tij hungarez, Viktor Orban gjatë vizitës së tij në Hungari.
Rama shprehet se kanë diskutuar për bashkëpunim bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE.
“Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shkruan Rama.























