15:34 / 08.06.2021
Ish-zv.ministri i Infrastrukturës emërohet në krye të ‘Albcontrol’
Ish-zv.ministri i Infrastrukturës, Hantin Bonati, është emëruar në krye të ‘Albcontrol’.
Vetëm pak ditë në parë Bonati u lirua nga detyra me një vendim qeverie si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Bonati e mbante detyrën si zv. ministër i MIE që nga tetori i vitit 2017.
Ndërsa Ergys Verdho është shkarkuar si kreu i ARRSH dhe është emëruar drejtor i KESH.
Në vend të tij, Autoritetin Rrugor Shqiptar do ta drejtojë Evis Berberi./panorama























