17:58 / 08.06.2021
Kosova mposhtet nga Guinea
Guinea e ka mposhtur Kosovën në një ndeshje miqësore të luajtur në Turqi e ku Kosova nuk ka luajtur me formacionin e saj më të mirë..
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-2.
Pjesa e parë ka qenë pa ndonjë rast të mirë nga Kosova dhe ka mbaruar pa u prekur rrjetat.
Një pjeslojë më dramatike ka qenë ajo e dyta, ku janë shënuar tri gola.
Moustapha Kouyate në minutën e 61-të ka kaluar Guinean në epërsi, kurse Jose Kante në minutën e 65-të e ka thelluar atë.
Golin e vetëm për Kosovën e ka shënuar Arb Manaj në kohën shtesë.
Kosova ndeshjen tjetër e luan kundër Gambisë të premten.























