Shqipëria mposhtet në Çeki
BKT
Sport

Shqipëria mposhtet në Çeki

Shqipëria është mposhtur me rezultatin 3-1 në miqësoren e zhvilluar në Pragë ndaj Çekisë.

Supergoli i Sokol Cikalleshit nga distanca, nuk mjaftoi që Kombëtarja e Rejës të largohej me një rezultat pozitiv nga kjo përballje, transmeton Panorama.

Patrick Schik, Masopust dhe Celutska ishin autorët e golave për çekët, të cilët tashmë e kanë përqëndruar të gjithë vëmendjen te Kampionati Europian, teksa bëjnë pjesë në Grupin D së bashku me Anglinë, Kroacinë dhe Skocinë.