08:22 / 09.06.2021
Njihuni me parashikimin e motit për sot në Shqipëri
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të vijojë qarkullimi i masave ajrore të paqendrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim.
Reshjet e shiut do të përshijnë kryesisht jugun, qendrën dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokale.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e verilindja 1-8m/s e hera herës lokalisht 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë. Temperaturat parashikohen nga 12 deri në 30° Celcius./vp























