Shqipëria në listën e “kërcënuesve të stabilitetit” në Ballkan
BKT
Shqipëri

Shqipëria në listën e “kërcënuesve të stabilitetit” në Ballkan

Presidenti i SHBA, Joe Biden firmosi dje urdhrin-ekzekutiv, i cili parashikon bllokimin e pasurive dhe jo vetëm, të zyrtarëve të korruptuar, apo dhe atyre që cënojnë me veprimet apo ligjëratat e tyre, mbarëvajtjen në Ballkanin Perëndimor.

Mes vendeve ku do të aplikohen sanksionet bën pjesë edhe Shqipëria.

Këtë vendim e ka përshëndetur edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Përmes një postimi në “Twitter”, Blinken shkruan se SHBA-të janë të përkushtuara për demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi të përkushtuar për të promovuar demokracinë, transparencën dhe llogaridhënien në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me standardet që vendet e rajonit duhet të plotësojnë për të përparuar në rrugën e tyre evropiane. Urdhri i sotëm ekzekutiv një mjet jetësor drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”, shkruan Blinken./vp

 


MË SHUME NGA Shqipëri