12:39 / 09.06.2021
Adonis Gashi pritet të dëshmojë edhe për vdekjen e Astrit Deharit
Adonis Gashi, i cili u arrestua pas një kohe në arrati të martën, i dënuar për vrasjen e policit Shemsi Gashi në vitin 2015, gjithashtu pritet të dëshmojë edhe për vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, me të cilin ishte bashkë në qeli.
Pas një kohe të gjatë në arrati, dje është arrestuar i shpalluri në kërkim, Adonis Gashi. I njëjti është i dënuar nga gjykata për rastin e vrasjes së policit Shemsi Gashi në vitin 2015 në Prishtinë.
Për kapjen e Adonis Gashit ishte lëshuar urdhër-arrest, ndërsa i njëjti hyn në grupin e dëshimtarëve për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, sepse kishte qenë një qeli me Deharin.























