13:04 / 09.06.2021
Spanja nuk zhgënjen edhe me të rinjtë
Spanja edhe pse me ekipin e të rinjve për shkak të alarmit Covid-19 te përfaqësuesja A fitoi me rezultatin 4 – 0 miqësoren me Lituaninë.
Gjithçka e lehtë për spanjollët që shënuan pas 3 minutave lojë, duke dominuar takimin. Franca bindi me suksesin 3 – 0 ndaj Bullgarisë. Francezët arritën 2 suksese në miqësoret përgatitore duke shënuar 6 gola dhe mos pësuar asnjë.
Polonia kundërshtare e Shqipërisë në garën për Kupën e Botës dhe pjesëmarrëse në finalet e këtij Europiani barazoi 2 – 2 me Islandën.
Një mungesë e madhe për polakët në turneun final është Milik. Pa gola e mbylli rivali tjetër i Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, Hungaria testin me Irlandën.























