13:07 / 09.06.2021
Majko: Le të na gjykojë koha. Vota pro shkarkimit të Metës më rëndon por..
Deputeti socialist, Pandeli Majko, doli në foltore për të treguar se nuk kishte më asnjë hezitim, por do të votonte pro shkarkimit të Ilir Metës.
“Vota pro shkarkimit të Metës më rëndon shumë por ka në thelb raportet me të vërtetën. Ftoj çdo deputet të ballafaqohet me të vërtetën. Për të tjerat do të gjykojë koha."/oranews























