13:15 / 09.06.2021
Aktorja e njohur martohet në fshehtësi të plotë, detaji që shtoi dyshimet
Elizabeth Olsen ka nxitur thashethemet se i ka dhënë fund beqarisë pasi gjatë një interviste që dha së fundmi, iu referuar Robbie Arnett si burri i saj. Aktorja 32 vjeçare u fejua me muzikantin në vitin 2019, pasi qëndruan të lidhur për tre vjet.
Kjo në dukje shënoi herën e parë që Elizabeth i referohet Robbie si burri i saj. Dyshja bënë paraqitjen e parë publike si çift në shtator 2017. Ndërsa ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lajmin, duket se dyshja kanë hedhur hapin tjetër në marrëdhënien e tyre.
























