13:22 / 09.06.2021
Vendimi për Metën, Vasili: Pupacë, aman mos na zhgënjeni sot
Në proces të pritjes së vendimit përfundimtarë nëse do të shkarkohet apo jo presidentit Ilir Meta, kjo kërkesë e bërë nga mazhoranca, vjen dhe reagimi i parë nga Lëvizja Socialiste për Integrim për këtë.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar duke folur me nota ironizuese, pasi shprehet “Pupacë, aman mos na zhgënjeni sot. E duam shkarkimin me unanimitet".
Më tej, Vasili nuk është ndalur me kaq pasi, vijon me të njëjtin ‘zhargon’ duke thënë se "Si mund te ikni dhe ti lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresen e vetme per negociatat".
Në fund ai e mbyll këtë reagim ironik duke thënë mos ndalini, pasi atdheu te ju i ka sytë./noa.al























