PS shkarkon Metën me 104 vota pro, tani vendos Gjykata Kushtetuese
BKT
Shqipëri

PS shkarkon Metën me 104 vota pro, tani vendos Gjykata Kushtetuese

Kuvendi ka shkarkuar me 104 vota pro presidentin Ilir Meta.

Ndërkohë kundër shkarkimit të tij kanë votuar 7 deputë dhe 3 abstenim.

Pak më parë me 104 vota pro u votua dhe raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës. Ora News mëson se në Kuvend nuk ishin të pranishëm Ministrja Olta Xhaçka, Fidel Ylli, Korab Lita, Rudina Hajdari Amra Borova dhe Agron Kapllanaj 

Vendimi do i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, të cilës i mbetet të thotë fjalën e fundit për këtë kërkesë.

Në tentativën e dytë, socialistët janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit, duke vendosur edhe precedentin e parë në historinë e parlamentarizmit.

Kuvendi i Shqipërisë, është mbledhur në orën 10;00, ku dhe ka miratuar raportin dhe propozimin e komisionit hetimor për largimin e parakohshëm të Presidentit nga institucioni me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur këtë kuvend "një partiak".

Meta disa herë është shprehur se do të ushtrojë detyrën e tij deri në korrik të vitit të ardhshëm si i vetmi institucion në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.


MË SHUME NGA Shqipëri