15:16 / 09.06.2021
Meta presidenti i parë në histori që “pushohet” nga deputetët
Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Meta është presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që ndëshkohet me votë nga deputetët, pas nismës së 55 deputetëve socialistë dhe hetimeve nga Komisioni i Posaçëm, pjesë të cilit ishin edhe deputetët e opozitës parlamentare. Në procesin e votimit morën pjesën 115 deputetë ndërsa 7 munguan./abcnews.al























