15:52 / 09.06.2021
Kuvendi e shkarkoi me 104 vota, Meta shpërndan fjalimin e Jenisherit
Ilir Meta ka reaguar pasi Kuvendi votoi për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të shtetit.
Meta ka zgjedhur të publikojë një gafë të deputetit të opozitës Selami Jenishehri, i cili shprehu gjithashtu votën e tij pro për shkarkimin.
“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!,” shkruan Meta, ndërsa i referohet Jenishehrit i cili tha sot në Kuvend se “do t’i dalin për zot nipërave dhe mbesave pensionistë”./gazeta shqip























