18:15 / 09.06.2021
Aksident mes 5 automjeteve në Komoran, lëndohen disa persona
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Komoran të Drenasit.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes, shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete.
Si pasojë e këtij aksidenti, disa persona janë dërguar në Spital për trajtim mjekësor, por ende nuk dihet sa është numri i tyre.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por ende nuk kanë dhënë përgjigje.























