VIDEO: Konjufca: Tash nuk ka asnjë pengesë për gjykimin e krimeve të luftës
Bashkësia ndërkombëtare nën UNMIK e cila ka qeverisur Kosovën deri në vitin 2008 nuk ka pasur vullnet madje e ka konsideruar të dëmshme ngritjen e çështjes së krimeve të luftës.
‘Kurse EULEX nuk është se ka bërë shumë punë në këtë drejtim, e prej vitit 2018 kur ja ka dorëzuar të gjitha lëndët e pjesës së krimeve të luftës institucioneve të Kosovës, nuk ka pasur vullnet sepse është konsideruar se nëse ne i ndjekim krimet e luftës e prishim mbarëvajtjen e dialogut me Serbinë’, ka thënë Konjufca në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës .
Konjufca tha se pjesa e prokurorisë e cila merret me krimet e luftës është lënë më se keqi me resurse dhe me prokurorë, ku numri i prokurorëve kurr nuk ka qenë katër të cilët janë të thirrur për ndjekjen e krimeve të luftës.
Ai shtoi se javën e kaluar ka kaluar në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin e ligjit të mëhershëm që ka pasur të bëjë me gjykimin e krimeve të luftës, që ka qenë i pamundësuar gjykimi i kriminelëve të luftës në mungesë të prokurorëve.























