Hailey Bieber fotografohet në Los Angeles me një stil jo edhe të zakonshëm
BKT
Magazina

Hailey Bieber fotografohet në Los Angeles me një stil jo edhe të zakonshëm

Të mërkurën nuk mungoi modelja rrugëve të qytetit.

E veshur me një pulovër shumëngjyrësh, modelja ktheu kokën ndërsa shfaqi barkun e rrafshët dhe këmbët e përsosura në veshje sportive.

Ndërsa ajo mund të ishte ndjerë e lodhur pas stërvitjes së saj, modelja, e sigurt nuk e tregoi atë ndërsa doli në rrezet e diellit e veshur me një palë reçipeta të zezë sportive dhe një palë pantallona të shkurtra të vogla.

Ylli i pistës, e cila është gruaja e Justin Bieber, ishte një vizion i freskët me vathët e saj prej ari të markës tregtare dhe një varg bizhuteri tjera.

Flokët e saj i largoheshin nga fytyra teksa ajo nuk i ishte mbuluar nga maska pasi janë lehtësuar masat ndaj COVID-19 edhe në Los Angeles.

Me pak makijazh, Hailey dukej tejet bukur teksa vinte në dukje tiparet e bukura të fytyrës.

Derisa përfundoi dukjen me një palë atlete Nike shumëngjyrësh me ngjyrë të verdhë dhe jeshile, duke komplimentuar në mënyrë të përsosur dukjen e saj të gjallë.

Kjo dalje e saj vjen vetëm disa orë pasi Hailey u pa me modelen tjetër të pistës Kendall Jenner ndërsa festonin ditëlindjen e 24-të, të Anastasia ‘Stassie’ Karanikolaou të martën në mbrëmje në Goya Studios në Hollywood.


MË SHUME NGA Magazina