09:54 / 10.06.2021
Arsimtarët marrin dozat e dyta të vaksinave
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shkuar sot në Arenën Kombëtare për të ndjekur nga afër dhënien e dozës së dytë të vaksinën për pedagogët dhe mësuesit.
Manastirliu tha se e rëndësishme në këtë fazë është çdo gjë të bëhet sipas kalendarit të vaksinimit.
“Është shumë e rëndësishme tani që edhe dozat e dyta të vaksinave të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat dhe të gjithë llojet e vaksinave”, tha Manastirliu./tch























