Osmani pritet me nderime nga presidentja estoneze Kersti Kaljulaid
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderim të lartë në Estoni nga presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid.
Gjatë ditës, Osmani pritet të takohet edhe me presidentin e Parlamentit të Estonisë, Jüri Ratas, kryeministren Kaja Kallas, si dhe kryesuesin e Komitetit për çështje evropiane, Siim Kallas.
Këtë vizitë në Estoni, Osmani e ka cilësuar si mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit me shtetin, i cili bart primatin në nivel global për E-qeverisje.
Presidentja ka theksuar se vizita në Estoni do t`i hapë rrugë vendosjes së bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, por edhe ndërmjet bizneseve. Sipas Osmanit, Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Estonisë nga fusha e teknologjisë informative, ekonomia mbrojtja, siguria, arsimi, shëndetësia, turizmi dhe shkëmbimi kulturor.
Dita e dytë e vizitës së Osmanit, do t`i kushtohet agjendës transformuese digjitale me ç`rast do të bëhen vizita në ‘E-Estonia Briefing Center’ dhe ‘Telliskivi Creative City’.























