Basha: Nuk e pranoj masakrën e 25 prillit, s’ka bashkëpunim me Ramën

Basha: Nuk e pranoj masakrën e 25 prillit, s’ka bashkëpunim me Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me takimet e tij në kuadër të fushatës për garën e brendshme në selinë blu.

Përpara demokratëve të degëve 7,10,12 dhe 14 Basha kërkoi votën e tyre më 13 qershor për t’i besuar sërish drejtimin e partisë.

Ndër të tjera, Basha e cilësoi si masakër zgjedhore 25 prillin, duke shtuar se kush e mohon një gjë të tillë do të thotë dorëzim pa kushte para padrejtësisë. Kryedemokrati u shpreh i vendosur për të vijuar më tej betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Basha tha edhe njëherë se nuk do të ketë bashkëpunim me Ramën

“Në 13 qershor do vendosim të vazhdojmë të bashkuar me shumicën e shqiptarëve betejën kundër regjimit Rama-Doshi, jemi shpresa e vetme e njerëzve për demokraci,” deklaroi Basha.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare