Fushë Kosova të premten do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes
BKT
Lajme

Fushë Kosova të premten do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/Kuzmin në Fushë Kosovë, se gjatë ditës së premte, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë duke filluar nga ora 08:00 deri në orët e pasdites apo edhe deri në mbrëmje.

Sipas Ujësjellësit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është realizimi i punimeve teknike në infrastrukturën e rrjetit të ujit.

“Të nderuar konsumatorë, ju të cilët furnizoheni me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/ Kuzmin në Fushë Kosovë se, gjatë ditës së nesërme 11 qershor 2021, e premte do të keni mungesë të furnizimit me ujë duke filluar nga ora 08:00 deri diku në orët e pasdites apo edhe deri në mbrëmje. Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është realizimi i punimeve teknike në infrastrukturën e rrjetit të ujit dhe se kohëzgjatja e intervenimit është për arsye se, vendi ku do të zhvillohen punimet është përplot me baltë dhe mbeturina. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit, si çdoherë do e bëjnë të pamundurën në realizimin sa më të shpejt të punimeve”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme