Osmani për Lidhjen e Prizrenit: Ajo e ridëshmoi përkatësinë tonë

Osmani për Lidhjen e Prizrenit: Ajo e ridëshmoi përkatësinë tonë

Presidentja Vjosa Osmani në 143-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka thënë se kjo është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme historike.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se kjo Lidhje e e ridëshmoi përkatësinë tonë dhe e vulosi orientimin tonë properëndimor.

“Në kohën e përplasjeve të mëdha politike ndërkombëtare dhe të rrezikut për copëtim të trojeve shqiptare, patriotët tanë, të cilët kishin pikëpamje të qarta për zhvillimin e kombit, por edhe orientim të qartë properëndimor, e vulosën orientimin tonë politik dhe i dëshmuan edhe një herë rrënjët tona kulturore”, shkroi ajo.

 


MË SHUME NGA Aktuale