09:19 / 11.06.2021
Moti në Shqipëri: Shtrëngata shiu edhe këtë të premte
Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të marrin zhvillim.
Reshje shiu të herëpasherëshme në mesidtë dhe pasdite në pjesën më të madhe të territorit. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokale.
Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-8m/s, e cila hera-herës fiton intensitet deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë. Temperaturat parashikohen pa luhatje të ndjeshme nga 12 deri në 30° Celcius./vp























