21:48 / 11.06.2021
Nuk ka gol në pjesën e parë në ndeshjen Itali-Turqi
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Itali-Turqi dhe rrjetat kanë mbetur të paprekura.
Rastin më të mirë për të shënuar e ka pasur Chiellini, kur është gjetur brenda zonës, ka gjuajtur me kokë, por topi është ndalur nga portieri turk.
Italianët në disa raste kanë pretenduar për penallti, por referi ka menduar ndryshe.
Ndeshja Itali-Turqi e ka hapur kampionatin evropian Euro 2020.























