17:30 / 12.06.2021
Morina mendon që Danimarka është favorit ndaj Finlandës
Trajneri Arbënor Morina e ka favorizuar Danimarkën në ndeshjen me Finalandën, e cila zhvillohet nga ora 18:00 në kuadër të Grupit B në Euro 2020.
Ai ka qenë mysafir në RTK për të bërë analizimin e ndeshjeve.
"Danezët sipas meje e kanë një përparësi në këtë ndeshje kundër Finlandës, por nuk do të thotë që janë favorit absolut. Danezët kanë lojtarë të cilët luajnë te klube evropiane, të cilët duke luajtur në kontinuitet edhe kanë arritur formën optimale. Te Finlanda, përpos Pukit, lojtarët e tjerë ose luajnë në kampionatin vendor ose në kapionate inferiore", ka thënë Morina.























