20:02 / 12.06.2021
Kanye West ndihet vetja me Irina Shayk
Së fundmi është duke u raportuar se Kanye West ka filluar romancën me modelen e njohur, Irina Shayk.
Reperi pasi doli me të publikisht, shprehet se është duke u ndier sërish vetja, shkruan Daily Mail.
Po ashtu burime afër 44-vjeçarit deklarojnë se ai ende nuk është i gatshëm për të bërë fëmijë të tjerë me të.

Foto: Daily Mail
Ai së bashku me ish-partneren Kim Kardashian ndan katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Në anën tjetër Irina ka një vajzë, të cilën e ndan me ish-partnerin dhe njëherësh aktorin, Bradley Cooper.

Foto: Daily Mail
Më herët gjatë kësaj jave, çifti është parë duke festuar ditëlindjen e reperi në Francë.























