VIDEO-Pa kosovarët, turizmi i Shqipërisë nuk do të ishte zhvilluar
BKT
Shqipëri

VIDEO-Pa kosovarët, turizmi i Shqipërisë nuk do të ishte zhvilluar

Shqipëria dhe Kosova duhet të rrisin shkëmbimet për turistë, në këtë rast edhe vizitat turistike të nxënësve nga Shqipëria.

Ruzhdi Kurtishaj kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), njëherit kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor të udhtarëve, tha për RTK se Shqipëria dhe Kosova janë vende vëllazërore.

Kurtishaj vlerësoi Shqipëria duhet të sjellë në Kosovë nxënësit për ta vizituar Kosovën.

"Si pjesë e planeve për turizëm, Kosova dhe Shqipëria duhet të thellojnë bashkëpunimin e shkëmbimin e nxënësve, kjo do të bënte që të njhet Kosova dhe vendet turistike të saj", tha ai për RTK.

Kurtishaj tha se këtë vit përpiqet të kthehet imazhin për turizëm.

"Ne edhe këtë vit, si herave të tjera jemi bërë bashkë për të zhvilluar tuizmin në Shqipëri. Motoja "Pusho Shqip", na bashkon gjithë shqiptarëve", tha Kurtishaj.

Sipas tij ka rritje të kërkesave për të.kaluar pushimet në Shqipëri.

Edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, theksoi se po punojnë për të rritur bashkëpunimin mes dy shteteve në të gjitha fushat e jetës.

"Në këto vitet e fundit ka pasur shumë zhvillim të Shqipërisë dhe infrastruktura është ndërtuar mirë", tha Hasani.

Edhe njëri nga pronarët e hotelit në Durrës, Fatos Cerenishti, tha se janë gati për t'i pritur turistët nga Kosova.

"Pa qytetarët e Kosovës, turizmi i Shqipërisë nuk do të ishte zhvilluar, sikur është në këtë kohë", tha ai.


MË SHUME NGA Shqipëri