Rama takohet me Blinken sot në Bruksel
BKT
Shqipëri

Rama takohet me Blinken sot në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Takimi i rëndësishëm do të zhvillohet në orën 17:30 në Bruksel. Njoftimin e ka dhënë sot Departamenti Amerikan i Shtetit. Takimi sipas DASH do të zhvillohet para Samitit të NATO-s që zhvillohet nesër në Kryeqytetin belg.

Ky është takimi i parë që Sekretari Blinken zhvillon me drejtues të shtetit shqiptar pas vendimit ekstrem që firmosi për të shpallur ‘non grata’ ish-Kryeministrin Sali Berisha. 

Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër. Blinken do e shoqërojë Bidenin edhe në Samitin e NATO-s më 14 qershor dhe në Samitin SHBA-BE më 15 qershor. Në fund ai do të jetë pjesë edhe e takimit Biden-Putin në Gjenevë. 

Në 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se kishe firmosur fundin palavdishëm të Sali Berishës, duke e futur në listën e zezë, bashkë me familjen, për korrupsionin të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, mbrojtjen e vetes, familjes dhe aleatëve në afera nga veprimi i drejtësisë si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri. Sali Berisha lëvizi me shpejtësi duke tentuar të mjegullonte, të manipulonte dhe zbuste forcën e goditjes nga SHBA, duke e personalizuar vendimin si një akt i Antony Blinken dhe akuzuar Sorosin si lobues i vendimit të DASH. Krahas thurjes së kësaj gënjeshtre në sytë e PD dhe demokratëve, Berisha nisi edhe një fushatë lobimi në SHBA, për të sulmuar vendimin e shpalljes non grata.

Ndërkohë që më 8 qershor 2021, Presidenti amerikan Joe Biden nxori një urdhër të ri ekzekutiv, për bllokimin e pasurive të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shqiptarë të përfshirë në afera korruptive dhe që janë angazhuar për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Urdhri konsiderohet si një tjetër goditje për Sali Berishën, pasi është rrjedhojë e njoftimit të DASH të datës 19 maj për ta përfshirë në listën e zezë si dhe e memorandumit të datës 3 qershor për t’i shpallur luftë korrupsionit edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 


MË SHUME NGA Shqipëri