Holanda mposht Ukrainën në ndeshjen më dramatike deri më tani
BKT
Sport

Holanda mposht Ukrainën në ndeshjen më dramatike deri më tani

Është quajtur ndeshja më interesante deri tash e Evropianit. Ndeshja Holandë - Ukrainë vërtetë ka qenë dramtike. Sidomos pjesa e dytë. Janë shënuar pesë gola për rezultatin përfundimtar 3-2 për Holandën. 

Ajo çka e ka bërë këtë lojë tërheqëse ka qenë mënyra se si Holanda ka udhëhequr 2-0 (me golat e Georginio Wijnaldum 52' dhe Wout Weghorst 59') dhe Ukraina prapë ia ka dalë që ta barazojë (me golat e Andriy Yarmolenko 75' dhe  Roman Yaremchuk 79'). Fatin e ndeshjes e ka zgjidhur Denzel Dumfries me golin e tij në minutën e 85, kur me golin e tij ia ka dhënë tri pikë Holandës.