Natalie Portman dhe Julianne Moore do të luajnë në dramën “May December”
BKT
Magazina

Natalie Portman dhe Julianne Moore do të luajnë në dramën “May December”

Aktoret e njohura, Natalie Portman dhe Julianne Moore, kanë pranuar role në dramën “May December”, e cila do të xhirohet nën drejtimin e Todd Haynes.

Filmi ndjek një aktore të re hollivudiane (Portman), e cila shkon në bregdetin e Maine për të takuar një grua (Moore), karakteri i të cilës duhet të interpretohet në filmin e ri.

Bëhet fjalë për një grua e cila ishte në qendër të vëmendjes së publikut dy dekada më parë kur u martua me një burrë 23 vjet më të ri.

(Foto: IndieWire/AP)

Këto janë detajet e vetme që janë bërë të njohura, ashtu që nuk dihet më shumë rreth komplotit të filmit.

Skenari është shkruar nga Samy Burch, kurse xhirimet do të fillojnë në vitin 2022. 


MË SHUME NGA Magazina