Rusja e UNMIK-ut në aeroplanin ushtarak rus
RTK ka siguruar dëshmi të reja se Jana Minochkina ka lidhje me strukturat shtetërore ruse.
Në një video, ajo shihet duke bërë lëshime me parashutë nga një aeroplan ushtarak rus.
Jana Minochkina, është zyrtare ruse e UNMIK-ut, e cila kohë më parë ishte kapur nga kamerat e sigurisë tek po kryente nje operacion të dyshimtë si akt spiunazhi.
Ajo që ishte vërtetuar atëbotë, ishte se Minochkina ishte hetuar edhe nga Policia e Kosovës për një rast vjedhjeje, në një dyqan përballë Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Jana Minochkina, sipas dokumentarit VIRUSSIA, shfrytëzon Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë për të krijuar lidhje të reja në të mirë të Rusisë.
Para se të punësohej në UNMIK, Minochkina për disa vite ka jetuar në Shqipëri, ku ka regjistruar Organizatën Jo Qeveritare “Perspektiva”. Përmes kësaj OJQ-ja, Minochkina ka krijuar lidhje të shumta, të cilat kanë arritur deri në Qeverinë e Shqipërisë.

Çështja e saj, u trajtua edhe në pjesën e parë të dokumentarit VIRUSSIA, të cilin e prodhoi Radio Televizioni i Kosovës. Atë e gjeni në kanalin e YouTube:
https://www.youtube.com/watch?v=d8lsNEryqfQ&t=2s
Pjesët e tjera të dokumentarit do të shfaqen në muajt e ardhshëm.























