Arrijnë në Shqipëri 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, dhuratë nga Greqi
BKT
Shqipëri

Arrijnë në Shqipëri 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, dhuratë nga Greqi

Kanë arritur në Aeroportin Nënë Tereza, 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, dhuratë e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë. Vaksinat u pritën në aeroport nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.

Duke i shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështetjen, qeveria shqiptare shprehi angazhimin për të vazhduar pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

Deri tani në Shqipëri kanë arritur 956,250 doza të vaksinës antiCovid dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID-19, shkruan tvklan.


MË SHUME NGA Shqipëri