Dasma e Paris Hilton do të jetë e bukur dhe klasike
BKT
Magazina

Dasma e Paris Hilton do të jetë e bukur dhe klasike

Ka thënë nëna e këngëtares.

Paris, njihet në gjithë botën megjithatë dasma e  saj do jetë ndryshe.

Paris Hilton, po planifikon festën më të madhe të jetës së saj – dasmën me sipërmarrësin Carter Reum.

Duke folur me revistën ‘People’, nëna e Parisit, Kathy Hilton, zbuloi se do të ndihmojë vajzën e saj të planifikojë dasmën të cilën ajo e përshkroi si të bukur dhe klasike.

“Unë do të merrem me dasmën, unë do të ulem dhe të flas me të dhe varet se në cilin muaj e bëjmë. Por do të jetë e bukur dhe klasike”, tha nëna e Hilton.

Ndërsa, Parisi mund të jetë një emër familjar, shoqëror dhe DJ, Kathy këmbëngul se vajza e saj është shumë më e thjeshtë se sa bota mund ta perceptojë atë të jetë.

“Ajo nuk është personi i zbukuruar që njerëzit mund të mendojnë”, tha Kathy. “E vërteta është, ajo do të ishte e lumtur me arinj të bardhë dhe njëbrirësh të varur në tavan”.

Fansat do të jenë në gjendje të shikojnë çdo hap të udhëtimit të Parisit drejt altarit në dokumentarin e ardhshëm ‘Paris In Love’.


MË SHUME NGA Magazina