Ndërsa Jennifer ushtronte, Ben luan bixhoz në kazino
BKT
Magazina

Ndërsa Jennifer ushtronte, Ben luan bixhoz në kazino

Ben Affleck duket se është në një marrëdhënie të shkëlqyeshme me nënën e ish-të fejuarës së tij dhe të dashurës aktuale Jennifer Lopez me të cilën së fundmi rinovoi lidhjen e tij 17 vjet pas ndarjes.

Këtë e mësuam pasi u shfaqën fotot ku aktori 48-vjeçar luan bixhoz në Las Vegas me 75-vjeçaren Guadalupe Rodriguez, e cila ishte mjaft entuziaste në kazino. 

Ben është duke filmuar një projekt të ri atje, dhe nëna do të ketë një rol po ashtu. Sidoqoftë, u mësua se Ben ishte gjithashtu duke punuar jashtë orarit të punës, dhe ai thuhet se ishte në tryezën e pokerit rreth orës tre të mëngjesit. 

Nuk do të kishte qenë një lajm i bujshëm nëse aktori nuk do të kishte pasur probleme me lojërat e fatit, si dhe alkoolin më parë, për këtë arsye ai u trajtua disa herë. Ndërkohë, Jennifer u pa në Majami duke lënë palestrën me një kostum të ngushtë, të kuq që i theksonte kthesat e saj të njohura.


MË SHUME NGA Magazina