Spanjë-Suedi, ky është parashikimi i Rafet Prekazit
Spanja-Suedi, është kryendeshja e ditës së sotme në Evropianin 2020, raporton RTKLive.com.
Ky duel parashikohet të sjellë një lojë dramatike, sepse përballen dy kombëtare të njohur në futbollin evropian.
Trajneri i njohur i Kosovës, Rafet Prekazi në emisionin në RTK që i dedikohet Kampionatit Evropian, mendon se dueli Spanjë dhe Suedia, do të jetë një ndeshje interesante. Sipas tij, Spanja njihet për posedimin e lojës pasi që prej kohësh luan tika-taka.
Prekazi thotë disiplina taktike e suedezëve mund të jetë problem për mbrojtjen spanjolle, por ai favorizon Spanjën në duelin e sontëm.
“Kjo ndeshje realisht është derbi i ditës. Spanja është ekipe e cila luan moti lojën e njohur tika-taka, dhe kjo është përparësia e skuadrës spanjolle në duel me Suedinë”, tha Prekazi.
“Disiplina taktike mund të jetë arma e Suedisë dhe mund t’i bëjë problem mbrojtjes së Spanjës”.
“Për Spanjën çdo fjalë është e tepër për posedimin e topit, sepse të gjithë e njohim lojën e tyre”, theksoi tekniku mitrovicas.
Ndeshja Spanjë-Suedi nis në orën 21:00. /RTKLive/























