Zero përfitime: Nga Rrahmani te Asani, ja gabimet e Partizanit
Partizani rezulton si një nga klubet që e ka ndryshuar më shpesh organikën e lojtarëve gjatë merkatove në sezonet e fundit.
Përveç afrimeve, te “demat” ka pasur edhe largime të rëndësishme. Në disa prej tyre drejtuesit kanë gabuar, pasi kanë humbur mundësinë të arkëtojnë para.
Gjithçka nisi që me largimin e Amir Rrahmanit në vitin 2015, me mbrojtësin tashmë që kap shifrat e miliona eurove dhe luan te Napoli. Rasti i Rrahmanit është ekstremi më i lartë, por dhe në raste të tjera drejtuesit e të kuqve kanë gabuar.
Së fundmi, ka dhe dy raste të freskëta, ku dy lojtarët më të mirë u larguan me parametra zero. Eraldo Çinari firmosi në Turqi me Samsunsporin, ndërsa Asani firmosi djeshme në Hungari me Kisvardan.
Në rast se do të ishin nën kontratë, Partizani do të përfitonte minimalisht rreth 250-300 mijë euro nga shitja e këtyre dy futbollistëve.























