“Sacrifice” nga Bebe Rexha arrin në vendin e parë në “Dance Radio”
BKT
Magazina

“Sacrifice” nga Bebe Rexha arrin në vendin e parë në “Dance Radio”

Këngëtarja shqiptare po shijon suksesin e këngës.

Bebe Rexha njihet si njëra ndër këngëtaret më të njohura shqiptare me famë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Ajo është aktive me projekte të reja muzikore ku edhe së fundmi ka lansuar në treg albumin e saj me titull “Better Mistakes”.

Së fundmi Bebe ka publikuar një video në Instagram ku lajmëroi se “Sacrifice” është kënga më e dëgjuar në ‘Dance Radio’.

“Unë dua të falënderoj fansat e mi që kanë gjithmonë shpinën time dhe dua të falënderoj radion për mbështetjen tuaj të vazhdueshme që nga dita e parë”, shkroi Bebe në mbishkrimin e videos./Lajmi.net/

 

 


MË SHUME NGA Magazina