Ka ndërruar jetë veprimtari Aqif Kastrati
Homazhet për të ndjerin bëhen me 16 qershor në orën 13:00, ndërsa ceremonia e varrimit do të bëhet po të njëjtën ditë në orën 14:00.
Në orën 02:00 të 11 qershorit 2021 pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit të palodhur të çështjes kombëtare, Aqif (Gjergj) Sabit Kastratit.
Ai s’u ndal kurrë së vepruari për atdhe. Qe bir i familjes së njohur Kastrati të Hogoshtit, pa të cilët dhe pa familjet e tjera të njohura atdhetare, si Jasharajt e mëdhenjë, Kosova në muzgjet e historisë, do të ngrysej sllave.
Lindi me 23 maj 1955 në fshatin Hogosht të Dardanes. Ishte pjesëmarrës në demostratat e vitit 1981. Me 1984 e përjashtuan nga puna si teknik në RTK, ngase ishte i një ideali me bashkëshorten e tij Dritë Kuqi-Kastrati, ish e burgosur politike, dhe ishte pinjoll i një familjeje e cila ishte kundërshtare e sistemit komunist titist, dhe luftëtare e Lëvizjes së Rezistences për Çlirim Kombëtar.
Në vitin 1992 ai bashkë me famijen ikin për Zvicër, në pamundësi për të vazhduar jetën në Kosovë nga terrori serb. Atje kurrë s’u ndal së vepruari për çlirimin e Kosovës. Qe kryetar i fondit ”Vendlindja Therret” për kantonin Vlais në Zvicër, një ndër themeluesit e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për Zvicër, kryetar i përkohshëm i së cilës qe deri në zgjedhje. Dëshira e tij ishte që të varrosej në Kosovë, në fshatin e tij te lindjes, në Hogosht.
Homazhet për të ndjerin bëhen me 16 qershor në orën 13:00, ndërsa ceremonia e varrimit do të bëhet po të njëjtën ditë në orën 14:00.
Aqifi pas vete la bashkëshorten Driten, vajzat Rozafen e Marigonen. Jeta dhe vepra e Aqifit do të kujtohet përjetësisht me dashuri e krenari nga familja e madhe Kastrati, bashkëveprimtarët e kohes, dhe shokë e miq të Aqifit.
I lehtë i qoftë dheu!























