Xhaçka, bisedë telefonike me homologun portugez
BKT
Shqipëri

Xhaçka, bisedë telefonike me homologun portugez

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Xhaçka informoi se shprehu mirënjohjen për përpjekjet dhe dashamirësinë e Portugalisë për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Një telefonatë mjaft e frytshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Shpreha mirënjohjen për përpjekjet dhe dashamirësinë e Portugalisë për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar, për t’i hapur rrugën Shqipërisë për të vazhduar përpara”, tha ajo./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri