Haradinaj: Qytetari i Prishtinës e meriton të krenohet me qytetin e vet
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas caktimit të ditës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Haradinaj ka thënë se 17 tetori do të jetë data e kthesës për Kryeqytetin që e para te jetë Prishtina.
"Qytetari i Prishtinës e meriton që më në fund të marrë frymë lirshëm e të krenohet me qytetin e vet. Kjo garë nuk është sfidë vetëm për mua dhe ekipin tim, është ftesë e hapur për të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e drejtpërdrejt e rigjallërimit të Kryeqytetit tonë", ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
17 tetori është data e kthesës për Kryeqytetin tonë që e para të jetë Prishtina.
Ne si grup, nuk garojmë për ego dhe përmbushje politike vetjake, as për arrogancë e etje për pushtet.
Qasja jonë ndaj garës për Prishtinën është serioze dhe një mekanizëm i tërë është në lëvizje duke shkrirë gjithë kapacitetin dhe ekspertizën e tyre për Prishtinën me më shumë dinjitet, që do t’u bëjë konkurrecë kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë.
Dita-ditës do të shpalosim programin tonë që për disa mund të duket edhe ambicioz, por për ekipin tonë, me punë 24/7, është i arritshëm dhe i domosdoshëm.
Qytetari i Prishtinës e meriton që më në fund të marrë frymë lirshëm e të krenohet me qytetin e vet.
Kjo garë nuk është sfidë vetëm për mua dhe ekipin tim, është ftesë e hapur për të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e drejtpërdrejtë e rigjallërimit të Kryeqytetit tonë.
Bashkë, do të bëjmë gjëra të mira për Prishtinën tonë.
Urime dhe paçim fat!
#eparaPrishtina























